BE: 20 emigrantët të pyeten për të ardhur në Shqipëri. Salvini: Çmenduri! Ku jemi, në fshat pushimi?

Pas deklaratave, të Bashkimit Evropian, se 20 emigrantët duhet të pyeten nëse duan të vijnë në Shqipëri ose jo, ka reaguar sot edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, informon dritare.net

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Salvini shkruan se, Evropa nuk po lëviz as gishtin më të vogël për emigrantët dhe BE-ja është indinjuar që ata do të  vijnë në Shqipëri, sepse duhet të pyeten, nëse duan ose jo.

LEXO DHE :  Basha: Sot do të ishim duke negociuar me BE-në  sikur të mos ishim qendër e drogës

“Në Evropë, ata nuk lëvizën as gishtin më të vogël, për t’i mirëpritur ata, por tani janë të indinjuar nëse shkojnë në Shqipëri, sepse është i nevojshëm pëlqimi i tyre. Ku jemi, në një fshat pushimi??? Çmenduri…”,-shkruan Salvini në Facebook./K.C/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.