BBC: Presidenti i Shqipërisë anulon zgjedhjet lokale, në mes të protestave

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka anuluar zgjedhjet lokale, pas disa muajsh protesta anti-qeveritare, shkruan prestigjiozja BBC.

Meta tha se situata politike në Shqipëri, nuk do të lejonte zgjedhje të drejta, të cilat priteshin të zhvilloheshin më 30 qershor.

Njoftimi i Metës erdhi pak para se protestuesit të hidhnin tymuese e fishekzjarrë jashtë parlamentit, në Tiranë, të cilët më pas u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës., vijon më tej artikulli i BBC.

LEXO DHE :  Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj takohen bashkë, në Kosovë

Protestuesit kërkojnë që kryeministri socialit Edi Rama, të dorëhiqet. Grupet e opozitës e akuzojnë për mashtrim zgjedhor, dhe bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Ata gjithashtu kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore dhe kanë refuzuar të negociojnë me kryeministrin.  Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës, u ka bërë thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.