BBC, dokumentar për Shqipërinë: Është prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë

“Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë”. Kështu shkruan BBC, teksa njofton shfaqjen së shpejti të një dokumentari që ka prodhuar për vendin tonë. Sipas BBC, kjo industri e paligjshme, e cila nisi në fund të vitetev 1990, mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuar dhe është përhapur në të gjithë këtë vend të vogël, të Ballkanit.

“Shumica e drogës së kultivuar trafikohet jashtë”­, theksohet më tej, duke shtuar se “shumica e fshatrave varen nga paratë që përfitohen nga shitja e drogës”. BBC raporton shkurtimisht se “Qeveria shqiptare po përpiqet të luftojë këtë industri duke asgjësuar miliona bimë narkotike dhe duke gjetur sasi të tjera të cilat janë të thata dhe të përgatitur për tregun në vende të fshehta”.

LEXO DHE :  Psikiatrja: Vetëvrasja marrëdhënie zinxhir, nëse ndodh një, shumë shpejt do ndodhë një tjetër

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.