Bayern ‘shpartallon’ Frankfurtin dhe shpallet kampion për të 7-ën herë radhazi
E Shtunë 18 Maj 2019, 17:05
Dritare.net
Në sfidën e fundit të kampionatit gjerman Bavarezët shpartalluan skuadrën e Frankfurt me rezultatin e thellë 5-1.
I pari për vendasit shënoi Coman në minutën e 4 dhe më pas Haller barazoi shifrat në minutën e 50 dhe më pas për 25 minuta bavarezët shënuan 4 golat me Alaba në 53’, Sanches në 58’, Ribery në 72’ dhe Robben që i vuri vulën fitore dhe titullit në minutën e 78.
Frankfurt pas kësaj humbjeje renditet në vendin e 7-të me pikë 54 pikë duke prekur zonën Europa League.
Në ndeshjet e tjera të kampionatit Dortmund ka mposhtur Borusia Monchengladbach në transfertë me rezultatin 2-0 duke mbetur në vend të dytë me 76 pikë, ndërkohë Monchengladbach edhe pas kësaj humbje renditet në vendin e 5-të me 55 pikë./e.k-Dritare.net