Batutat në Kuvend/ Rama i kujton Berishës kunatin e Gërdecit
E Enjte 6 Tetor 2016, 12:12
Dritare.net
“Hajde Sali hajde, hajde se i zuri gjumi këta. Ku e ke shaminë? Shaminë ku e ke? Ulu Sali se të paska humbur shamia. Ulu të të hapen pak sytë se je përgjumësh. Se je zgjuar vonë sot”, tha Rama.
Por Berisha e nisi menjëherë ‘sulmin’ duke i kujtuar kreut të qeverisë rrëzimin në Strasburg të 3 kandidatëve të Qeverisë, dy prej të cilëve janë kunetër të Fatmir Xhafës dhe Mimi Kodhelit.
“O xhemal. O xhemal. Ti ktheu Strasburgu kunetërit o shoku Xhemal”, tha Berisha.
Si përgjigje, Rama i kujtoi baxhanakun e Berishës, i cili mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit. “Je i vetmi shqiptar që nuk njeh baxhanakun. Meqë ra fjala je prezantuar me baxhanakun më mbrapa, apo nuk e njeh kush ishte?”, u përgjigj Rama.