Batutat e Ramës: Më jepni solidaritet, s’e kam mirë këmbën e majtë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka qenë në një ndërmarrje që sot numëron 250 punëtorë.
Kryeministri Rama ka folur për ndihmën ekonomike, por nuk ka kursyer as batutat me të rinjtë e punësuar aty.
Në nisje të takimit, Rama ka shkëmbyer batuta me vajzat dhe djemtë e punësuar aty, duke i kërkuar si nisën punë dhe sa e kanë rrogën.
Rama: Sa e keni rrogën?
Vajza: Tani, kjo është pak personale
Rama: Pse është sekret?
Vajza: Po tani, le ta thonë personat përgjegjës
Rama: Sa e ka?
Përgjigjet një nga përfaqësuesit: 700 mijë,
Rama: A prandaj nuk e thotë se merr 700 mijë
Rama: Hajde ti me këmishë si puna ime jashtë pantallonave, kur isha pa këtë hernien diskale
Rama: Po ky sa e ka rrogën
Djali: Unë 540
Rama: Mirë, s’qenke keq
Rama: Ejani edhe ju atje në cep, pse ikni, jepi urdhër të vijnë, hajdeni pak
Afrohet një tjetër punonjëse: E nisëm nga zero, jam punësuar që ditën e parë para 5 vitesh
Rama: Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë.
Rama për ndihmën ekonomike
Ndihma ekonomike është moment solidariteti që duhet të jetë sa më i shkurtër, gjatë të cilit një shtet i vërtetë bën gjithçka që t'i japë mundësi individit për të ikur nga ai moment dhe për të kaluar në një fazë tjetër përmes punës. Dua të them një gjë që ta marrin vesh të gjithë, sot kush del nga ndihma dhe është i aftë për punë, del nga një situatë kur merrte mesatarisht 35 mijë lekë të vjetra dhe ka në dorë nga shteti 55 mijë lekë që të shkojë e të bëjë kurs profesional në qendrat e formimit profesional./ I.M-Dritare.net