Bashkim Fino: PS të tërheqë listat e dorëzuara në KQZ, duhen njerëz jo politikë
Dritare.net
“S’mund të presim që një marrëveshje e orës së fundit se do kthejë opozitën në Parlament. Ne duhet të flasim për një proces të rregullt dhe demokratik. Vlerësoj daljet e rregullta nga përfaqësuesit e KQZ-së për t’u bërë thirrje partive që të dorëzojnë informacionet pranë KQZ-së.
Në kushtet e braktisjes së sistemit mund të deklarojmë mbështetjen maksimale për KQZ-në dhe ky institucion duhet të garantojnë funksionimin normal të këtij institucioni dhe të pranojë personat që vetëofrohen të marrin pjesë në këtë proces.
Për PS kjo është sfida më e madhe, jo për rezultatin, por për procesin që do të dalë ky rezultat.
Propozoj që PS të tërheq listat e dorëzuara në KQZ, administrata zgjedhore të jetë e përbërë nga individë të lirë dhe të barasvlershëm nga partitë politike. Ky do të ishte një sinjal i pastër për spektrin politik, sepse ata nuk na tërheqin dot zvarrë, por sulmi i tyre behet ndaj sistemi zgjedhor”, tha Bashkim Fino./E.B-dritare.net