Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet në çdo zonë, jo vetëm urbane por edhe rurale, për të garantuar cilësi shërbimesh për të gjithë qytetarët.
Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë që në orët e para të mëngjesit kanë nisur punën në zonën e Petrelës për të garantuar ndriçimin edhe në rrugët e kësaj zone rurale.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nëpërmjet një komenti në rrjetin social “Facebook”, thekson se puna e bashkisë vazhdon në çdo zonë të Tiranës dhe jo vetëm në qendrën e saj, për të garantuar kështu shërbim të njëjtë për çdo qytetar.
“Që pa gdhirë në Petrelë. Që Petrela të ketë çdo shërbim që ka dhe qendra e Tiranës. #Bashkia24/7 Javë të mbarë!”, shkruan Veliaj në “Facebook”.