Bashkia e Tiranës shtron drekë për familjet në nevojë, Veliaj: Sfidat na treguan sa shumë dashuri ka brenda nesh
Dritare.net
“Doja të ngrija një dolli për të gjithë ju, për të gjithë ata që shërbejnë, për ata që ndihmojnë, që nga bujaria e tyre kanë kaluar këtë kohë festash, kohë Krishtlindjesh, kohën e Vitit të Ri me njerëzit në nevojë. Dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar festat, një vit të mbarë, shumë suksese! Jam i bindur se 2020 do jetë një vit shumë më i bukur, pas këtij viti të vështirë, me shumë sfida, vuajtje, me shumë histori të dhimbshme, ku besoj se na pret një vit i ri me më shumë punë, gëzime dhe për të kaluar këto kujtimet e këqija të këtij viti, por edhe për të ndërtuar një Tiranë akoma më moderne dhe akoma më solidare”, uroi kryebashkiaku Veliaj.
“Këtë vit u goditëm nga dy tërmete, përmbytje e shumë vështirësi të tjera, por nga këto sfida zbuluam se ky qytet ka edhe shumë dashuri, shumë mirënjohje, përkrahje, ka edhe shumë solidaritet, mirësi, shumë bujari, ndaj ndonjëherë jo vetëm që bëjmë mirë që i kujtojmë gjërat e vështira, por eja kujtojmë edhe gjërat e bukura! Unë besoj se pas gjithë këtyre vështirësive që kaluam, zbuluam sa shumë dashuri dhe mirënjohje ka brenda nesh. Vitin tjetër Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Imagjino sa shumë! Por, në jetën e qyteteve, 100 vjet janë vetëm fillimi, ndaj Tirana sapo ka filluar të jetë një superkryeqytet”, tha ai./dritare.net