Bashkia e Tiranës marrëveshje me Veronën për transportin dhe ndriçimin

Bashkia e Tiranës do të vijojë bashkëpunimin me Veronën por këtë herë në modernizimin e transportit publik dhe ndriçimit. Teksa takoi në Itali homologun Federico Sboarina, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se nëse privatët nuk do modernizojnë mjetet bashkia do të nis zëvendësimin e linjave private.

Nese linjat private të transportit publik nuk do të bëjnë modernizimin e mjeteve duke i kthyer ato në elektrike, Bashkia e Tiranës do të nisë zëvendësimin e tyre.

LEXO DHE :  Rudina Hajdari: Të zhbëhet marrëveshja e 2008 dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme!

Kështu u shpreh nga Verona, kryetari Erion Veliaj teksa zhvilloi një takim me homologun Federico Sboarina.

Veliaj njoftoi se bashkëpunimi me Veronën do të intensifikohet përmes dy marrëveshjeve te reja atë në fushën e transportit dhe ndriçimit./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.