Bashkia Belsh i përgjigjet Berishës: Shpifës. E tregove fytyrën
Dritare.net
"Komuniteti i bashkisë Belsh ka shprehur indinjatën e thellë dhe e kanë cilësuar të paprecedentë incidentin që i ndodhi mesditën e të hënës kryetarit të Bashkisë Belsh z.Arif Tafani i cili u kanos me armë zjarri nga një 31 vjeçar për shkak të detyrës .
Ky komunitet dhe administrata e Bashkisë Belsh kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbatimin e rreptë të ligjit ndaj personit që kanosi me armë zjarri kryebashkiakun Arif Tafani .
Ndërkaq Bashkia Belsh hedh poshtë me neveri dhe përbuzje publikimin e shpifjes së radhës të Sali Berishës i cili i referohet të ashtuquajturit “qytetarit dixhital” sipas të cilit aty ku u prish lokali me vlerë 300.000€ i familjes së 31 vjeçarit që kanosi kryebashkiakun po ndërtohet pallat pasi ky është një trillim fund e krye me të cilin Berisha i nxjerr bojën vetes dhe “qytetarit dixhital” pasi bregu i liqenit të Belshit falë Rilindjes Urbane është çliruar nga ndërtimet e paligjshme dhe sot aty nuk ka asnjë lloj ndërtimi , por bregu i liqenit është kthyer në një atraksion turistik që po mahnit jo vetëm vëndasit por edhe të huajt.
Kështu që sado të shpifë e intrigojë Berisha ,nuk mund të hedhë dot baltë mbi belshakët dhe punën e shkëlqyer që po bëhet në Belsh .Berisha sado të përpiqet të nxijë e sterrosë nuk mund të marrosë më askënd .Ai me publikimin e rradhës tregoi fytyrën e vërtetë të shpifësit më të ndyrë .Belshi dhe belshakët dijnë më mirë se kushdo se çfarë është bërë si duhet .Belshin dhe belshakët nuk i ndal askush në rrugën e zhvillimit as me shpifje e as me kërcënime për të modernizuar gjithçka ashtu si ata duan. Megjithëse Berisha e ka përbuzur vazhdimisht Belshin , ne e mirëpresim ta vizitojë dhe të relaksohet në Belshin e Rilindur pasi ndoshta gjen shpëtim e shërim njëherë e përgjithmonë edhe nga sëmundja e ” qytetarit dixhital” që po e shkatërron jo vetëm si politikan por edhe si njeri,”- shkruhet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Belshit./ I.M-Dritare.net