Bashkëqeverisja i zgjidhi problemin, ç’do të bëhet me mësuesit e tjerë që kanë dalë në pension me 60%?
Dritare.net
Violeta është një mësuese matematike, ndërsa ka dalë në pension të parakoshëm në vitin 1994, me vlerën 60%.
Në vitin 2010, Violeta ka mbushur moshën 60 vjeçe. Më pas Violeta ka bërë disa kërkesa pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Vlorë, për të ndryshuar dhe rillogaritur masën e pensionit që sipas saj është i ulët.
Sipas ISKSH-së, Violetës nuk i takon një rillogaritje pensioni. Pas kësaj, Violeta është drejtuar te Platforma e Bashkëqeverisjes, ku është ankuar për rastin e saj.
Pas ankesës në platformë, problemi u zgjidh dhe Violeta do të marrë shtesën e pensionit dhe një sasi të përllogaritur.
Por duket se Violeta nuk është e vetmja që ka këtë problem.
Në dritare.net shumë mësues që kanë të njëjtin problem shprehen se edhe ata jetojnë akoma me pensionin me vlerë vetëm 60%, dhe tanimë kanë mbushur moshën e daljes në pension.
Mësuesit kërkojnë përgjigje se çfarë do të bëhet me pensionet e tyre, që kanë të njëjtin problem me të Violetës!./ I.M-Dritare.net