Basha takim me deputetin Gunther Krischbaum, në selinë e PD-së
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar mbrëmjen e sotme me deputetin gjerman Gunther Krischbaum, në selinë e PD-së.
Zyrtarisht nuk ka deklaratë nga ana e PD në lidhje me atë që të dy palët kanë diskutuar. Por burime për Gazetën Express bëjnë të ditur se Krischbaum i ka paraqitur opozitës shqetësimet e Bundestagut gjerman për mos realizimin e 7 pritshmërive nga ana e Shqipërisë.
Po ashtu deputeti i CDU, i ka bërë thirrje PD-së që së bashku me mazhorancën të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet me rëndësi për vendin si reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi.
Krischbaum, po sot është takuar në orën 16:00 edhe me kryeministrin Edi Rama ku ka paraqitur objektivat që Shqipëria duhet të arrijë deri më 2018, që të mund të marrë aprovimin e Gjermanisë për hapjen e negociatave integruese në BE.