Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Stop, Fiks Fare, Top Channel dhe Klan, vegla qorre të qeverisë!

Basha: Stop, Fiks Fare, Top Channel dhe Klan, vegla qorre të qeverisë!

Në një lidhje telefonike me “Opinion” kreu i PD, Lulzim Bash aka sulmuar ashpër dy emisionet investigative në “Top Channel” “Fiks Fare” dhe në “Klan” emisionin “Stop”.

Basha i ka quajtur këto dy emisione si vegla qorre të qeverisë.

“Nuk mund të mos dënoj me ashpërsinë më të madhe veglat qorre të propagandës qeveritare, siç është emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sorrave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme.

Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: “Injorojini këto vegla qorre!” Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju. Këto televizione janë në shërbim të qeverisë.

Duke shprehur vlerësimin për transparencën që emisioni juaj ka bërë gjatë këtyre ditëve dhe javëve plot me ngjarje shokuese, dua ta bëj fare të qartë se këto vegla qorre kanë një dhe vetëm një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Kjo tregon panikun që ka kapur Edi Ramën” – tha Basha./ I.M-Dritare.net