Basha: S'ka marrëveshje pa u ndëshkuar vjedhësit e votave!
Dritare.net
“Reagimi i pafytyrë i Ramës e të tijve ka për qëllim të mohojnë këtë megakrim. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do të arrihet, çdo gjë do të ndëshkohet. Asnjë marrëveshje nuk arrihet nëse nuk ndëshkohen vjedhësit e votave. Ata duhet të jenë para drejtësisë. Përgjimet tregojnë qartë se çfarë komunikimi dashamirës ka mes ministrit, kriminelit e shefit të policisë. Po të mos i njohësh nuk i dallon dot kush është polici e kush trafikanti, kush deputeti e kush krimineli, kush ministri e kush shefi i policisë. Në Dibër policët ju kanë garantuar hapur të fortëve dhe kriminelëve të mbillnin drogë në favor të marrjes së votave. Ai ishte një projekt shkatërrues për vendin, se jo vetëm kapi ekonominë por e shkatërroi atë. Ekonomia sot është bërë e varuar nga droga njësoj si Rama e qeveria e tij.”, - tha Basha./K.C/dritare.net