Basha shkon në Spitalin e Durrësit: Mirënjohje për këta heronj
Dritare.net
Spitali i Durrësit pësoi disa dëmtime të vogla nga tërmeti, ndërsa Basha tha se, vlerësimet janë bërë dhe puna duhet të vazhdojë. Basha ka shprehur mirënjohjen për heronjtë e Spitalit të Durrësit, të cilët kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme. Basha nuk ka lënë pa falënderuar edhe gazetarët, për raportime në kohë reale.
“Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë personelin e spitalit, të cilët janë heronj, sepse kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme. Natyrisht edhe për ekipet e ardhura nga jashtë. Zemra jonë është me të gjithë banorët e Durrësit. Me këtë solidaritet me këtë shpirt dhembshurie që ka shoqëruar punën e çdokujt, kemi treguar se në raste të tilla mund të jemi një familje e madhe pranë njëri tjetrit. Dua të falenderoj mediat për raportimet tuaja, që është kyç për informimin e qytetarëve. Për të luftuar panikun, shokun, tronditjen, vazhdoni raportimin me profesionalizëm.”, tha Basha./K.C/dritare.net