Basha shkon në Durrës: Të angazhohen pa humbur kohë inxhinierët, njerëzit po flenë jashtë!
Dritare.net
Ndërsa poston foto nga takimi me banorët, Basha shprehet se, prej ditësh ata flenë me fëmijët në çadra ose makina sepse vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe ndjehen të pasigurt të kthehen në apartamente.
“Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribuojnë. Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve tu jepet qartësi dhe siguri.”,- tha Basha.
“Në Durrës banorët kanë ditë të tëra që flenë me fëmijët në çadra ose makina sepse vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe ndjehen të pasigurt të kthehen në apartamente.
Ata u shprehën të shqetësuar se askush nuk është interesuar dhe se kur kanë kërkuar sqarime në bashki, nuk kanë gjetur përgjigje. Ankesa patën po kështu për mungesën e ndihmave në këto ditë të vështira për ta.
Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti.
Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribuojnë. Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve tu jepet qartësi dhe siguri.,- shkruan Basha në Facebook./K.C/dritare.net