Basha: Sa më parë të rrëzohet regjimi i Ramës, aq më mirë për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Edi Ramën se ka marrë nën kontroll çdo pushtet, duke e bërë jetën më të keqe, duke detyruar shqiptarët të ikin nga vendi për të kërkuar liri dhe mirëqenie si refugjatë. Basha tha se: “shqiptarët nuk janë të lire, ëndrra për Shqipërinë si Europa është ende e parealizuar, sepse Europa është sundimi i ligjit, Europa është kufizimi i pushtetit.” Duke përdorur fjalët e presidentit të dytë të SHBA Xhon Adams, se “e vetmja qeverisje e mire, është mbretëria e ligjeve. Atje ku ligji është mbret, atje qeveria është e mire”, kreu i opozitës vuri në dukje se në Shqipëri ndodh e kundërta.
“Shqipëria sot është një vend pa ligj është një vend pa rregulla, është një vend pa drejtësi. Në Shqipëri sundon Njëshi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama.

Ai është ligj.
Ai është kryeministër.
Ai është parlament.
Ai është prokuror dhe gjykatës.
Ai është kryebashkiak.
Ai është kryeredaktor.
Ai është kryetenderues.
Ai është drejtor.

Paratë e shqiptarëve i kontrollon ai. Shqipërinë e ka kthyer në pronë të tijën. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve Nuk udhëheq interesi i njerëzve. Sundon vullneti i Edi Ramës, udhëheq interesi i tij dhe i oborrit të tij.” – u shpreh zoti Basha, i cili tha se ky regjim antipopullor dhe antikombëtar duhet të rrëzohet. “Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!”- tha lideri i opozitës./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Nga Shqipëria në Serbi, kush janë dhe ç’bëjnë disa nga “Zonjat e Para” të Ballkanit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.