Basha: Raporti i OSBE/ODIHR tregon se ka rënë shteti
Dritare.net
Basha tha se temë diskutimi ka qenë raporti i OSBE/ODIHR, që sipas tij ka rrëzuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka treguar se ka rënë shteti.
Lideri demokrat tha se zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës, si kryeministër i vendit.
“Raporti tregon se këtu ka rënë shteti, ka rënë drejtësia, gjykata ka rënë dhe është shkelur çdo ligj nga kushtetuta deri tek rregulloret e KQZ. Këtu janë përfshirë në shkelje të ligjit të gjithë, nga kryeministri KQZ e numëruesi i thjesht. Raporti tregon se Rama ka varrosur shtetin e së drejtës, demokracinë dhe duke varrosur këto ka varrosur edh ekonominë, ka varrosur paratë e shqiptarëve në gropat e oligarkisë. Sot ndeshemi me një shtet personat të Edi Ramës që ka zëvendësuar shtetin e së drejtës. Prioriteti jonë është ti japim fund kësaj. E vetmja rrugë për ta bërë këtë janë zgjedhjet e lira e të ndershme të mbajtura nën kujdesinë një qeverie tranzitore. PS duhet të marrë përgjegjësit për këtë gjendje. Ndodhemi para një momenti kyç për atë që pritet të ndodhë. Në më pak se një muaj e gjysmë Këshilli Europian do vendosë nëse do hapë negociatat me Shqipërinë, dhe negociatat nuk ka shanse të hapen nëse në Shqipëri nuk kryhen zgjedhje të lira e të ndershme, secili të marrë përgjegjësitë e veta. Ne si opozitë kemi folur sot rreth përgjegjësive që kemi dhe në respekt të tyre, siç kemi hedhur disa hapa domethënës, jemi gati të ofrojmë edhe një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza, sepse gjendja është kaq e rëndë sa largimi i Edi Ramës nuk mjafton”, tha Basha./E.B-dritare.net