Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha ritha se, 85% e shqiptarëve refuzuan të shkojnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i PD-së, deklaroi se, kryeministrin, Edi Rama e ka refuzuar edhe Partia Socialiste. Sipas Bashës, në këto momente, PD-ja nuk duhet të jetë euforike dhe se partisë i duhet një dimension i ri. Basha tha më tej se energjinë refuzuese do ta kthejnë në pozitive.
“Nuk duhet të jemi euforikë. Duhet të bëjmë takime në çdo degë. Do të merremi me organizimin e partisë.”,- tha Basha./K.C/dritare.net