Basha: Krimi që ka kapur politikën, po destabilizon vendin

Përmes një deklarate për medie, lideri i opozitës, Lulzim Basha tha se, kryeministri Edi Rama dhe Rilindja janë kapur nga krimi. Sipas Bashës, kontratat koncesionare janë krimi më i madh që ka bërë Edi Rama. Kryeopozitari shtoi më tej se, krimi qeveritar po bën që vendi të shkojë drejt destabilizimit.

Rama bën vetëm aktivitet kriminal qeveritar. Aktiviteti kriminal i qeverisjes së Ramës ka bërë që papunësia dhe varfëria te shqiptarët të jetë në trajta shqetësuese. Koncesionet po sjellin dëme mbi paratë publik. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë duke e kaluar tek privatët për dhjetëra vjet. Koncesionet do të paralizojnë të gjitha financat publike dhe do të bëjnë të pamundur politika për qytetarët si punësimi, rregullimi, etj. Rama i ka shkaktuar ekonomisë një lemeri, me kontratat afatgjata që ka nënshkruar me kompani.  Së treti, veprimet kriminale të Ramës kanë bërë që të shkatërrohet ekonomia normale, është vrarë konkurrenca. Kjo sepse koncesionet janë dhënë për miqtë e kryeministrit. Së katërti, Rilindja është e kapur nga krimi dhe interesat e privatëve. Politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese, nga vjedhja e zgjedhjeve derite pastrimi i parave masiv. Këto sjellin rrezik për destabilizilimin e vendit. Aktivitet e shtuara kriminale në vend dhe jashtë janë të lidhura me politikat. Krimi ka kapur politikën dhe ky do të jetë destabilizimi total i vendit.”, tha Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Vdes regjisorja e njohur, vajza e kreut te Akademisë së Kosovës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.