Basha-pogradecarëve: Nëse nuk protestojmë, ju votoni, Gjushi dhe Nicja i numërojnë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të martë takime me banorët e Pogradecit. Basha ka ftuar pogradecarët në protestën e 16 shkurtit. Sipas Bashës, Partia Demokratike ka një ofertë politike edhe për trajtimin e pronave.

 Bisedat 

Tregtar: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj dritta fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Unë s’i mbaj dot.

Tregtari: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj drita fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Unë s’i mbaj dot.

Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.

Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj.Ne e kemi lidhur fatin me ju. Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.

Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë. Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.

Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertën politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti voton, Gjushi dhe  Nicja i numërojnë./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Rama: Në Lezhë nis pastrimi, punonjësit kishin mbetur në protesta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.