Basha për kryebashkiakun e Vorës: Po i fshihet drejtësisë greke, të përballet për të kaluarën

 

Kreu demokrat ka vijuar akuzat për kryeministrin Rama edhe në këtë ditë të dielë. Lulzim Basha, me anë të një video që postoi në facebook-un e tij, shprehehet se kryeministri po mbron kriminelët më të mëdhenjtë të Shqipërisë, të cilët e mbajnë atë në pushtet.

Basha, ka sulmuar sërish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, për të cilin shprehet se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, ndaj duhet të paraqitet para drejtësisë greke, nga e cila është fshehur prej kohësh.

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

LEXO DHE :  Deri tani 340 lëkundje, sizmologu: S’ka nevojë për alarm, rreziku kaloi

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare”, shkruan Basha./L.F-dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.