Basha për grabitjen: Shteti ka rënë, kjo ngjarje ka shkallmuar çdo standard të sigurisë!
Dritare.net
Basha tha se grabitja e sotme e 3 milionë eurove tregon se shteti ka rënë dhe se efektivat e Policisë e shpenzojnë ditën në kafe ose duke ruajtur parcelat me kanabis të Habilajve.
STATUSI
Grabitja e armatosur sot në Rinas, në atë që duhej të ishte territori më i sigurtë në vend, dëshmon se rendi ka rënë, se shteti ka rënë. Persona me armatim të rëndë e me maska, shkojnë deri tek pista e avionëve, grabisin paratë, vetëm një ditë pasi u deklarua se në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve në Stamboll.
Ku janë cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis të Habilajve për llogari të shefit, duke kundruar udhëtimin e skafeve me drogë që kanë pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke përgjuar në mënyrë të paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, duke dhunuar e gjobitur qytetarë e biznesmenë apo duke arrestuar gra dhe pleq për kuponin e një kg qepë apo 2000 lekë drita të papaguara.
Kjo ngjarje e rëndë, qe ka shkallmuar çdo standard të sigurisë, është një akuzë direkte për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën. Në pushtetin e tyre krimi s'ka kufinj, ka mbrojtje, ka liri.
#Shqiperia më mirë pa Edi Ramën