Basha pas daljes nga Prokuroria: Nuk shantazhohem
Dritare.net
Basha u paraqit ketë te premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.
Basha ka dhënë edhe një deklaratë për media.
“Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët jemi të vendosur për të larguar krimin nga politika. Nuk trembemim, nuk shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”- tha Basha./ I.M-Dritare.net