Basha nuk përjashton asnjë skenar: Shqipëria rrezikon gjithçka!

 

Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për media, ka thënë se në gjendjen ku është vendi, Shqipëria rrezikon gjithëçka, duke mos përjshtuat asnjë skenar.

Basha tha se ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme: “Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga posti,”- theksoi kryedemokrati.

“Në gjendjen ku kemi përfunduar, Shqipëria rrezikon gjithçka. Shqipëria ka nevojë për siguri, për shtet ligjor dhe për mirëqeverisje. Shqipëria ka nevojë të bëhet pjesë e Europës sa më parë.

Nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Do të jetë në gjendje të tërheqë investime të huaja. Do të jetë në gjendje të krijojë mudnësi pune dhe siëprmarrjeje. Një qeveri e re do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organzuar dhe të çlirojë ekonominë e politikën nga krimi.

LEXO DHE :  Shuhet legjenda e Tiranës, Fatmir Frashëri!

Por që Shqipëria të ketë një qeveri të tillë, duhet që të ketë zgjedhje të lira. Zgjedhjet e manipuluara, zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës.

Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme:

Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër.

Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik.

Pa ndëshkueshmërinë e së keqes, e keqja vetëm do të përsëritet.

Edi Rama do të përpiqet me çdo kusht t’i shmangë këto dy zhvillime, por nuk ka për t’ia dalë. Ne do t’i arrijmë këto dy objektiva të rëndësishme pa asnjë kompromis. Ne shpresojmë që ato do të arrihen pa kosto shoqërore.”-tha Basha./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.