Basha nga Fieri: Largimi i Ramës i hap rrugën çeljes së negociatave e zgjidhjes së krizës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimit me simpatizantët në Fier komentoi vendimin e KE, për dhënien e rekomandimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe shpreh se vetëm largimi i Ramës mund të t’i hapë rrugë futjesh së vendit të BE.

Gjithashtu Basha u shpreh se largimi i Edi Ramës do ti hapte rrugë edhe zgjidhjes së krizës politike që po kalon vendi.

“Largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike një qeverie të integrimit europian që do mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama nuk i zbaton sepse janë në konflikt interesi me to. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka vend që i hapen negociatat me BE pa zgjedhje të lira. Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore zgjedhje të lira dhe të ndershme janë rruga jonë drejt BE. Asnjë kompromis dhe asnjë pazar me të keqen”, u shpreh Basha./ e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Si të mbrohemi nga vapa!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.