Basha nga Durrësi: Deputetët e mi në Parlament, u blenë si bagëti
Dritare.net
Basha ndërkohë ka thënë se, deputetët e rinj që pranuan mandatet, u blenë si të ishin bagëti.
“Shqiptarët e kanë marrë vendimin, zot në shtëpinë e tyre nuk do të jenë më as kriminelët, as hajdutët, grabitësit, e as perversët. Deputetet e Durresit nuk mund te rrinin ne krah te Rrahman Rrajës e Jurgis Cyrbes. Propaganda e Rames se të gjitha janë njësoj ka vdekur, nuk jemi te gjithë njësoj. Ai kanabizioi vendin, e futi ekonominë ne kolaps. Ne kurrë nuk kemi qenë më të qartëse kur i dhamë fund fasadës e bashkë me të parlamentit të krimit dhe te hajduresise.Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti.”,- tha Basha./K.C/dritare.net