Basha në protestën e banorëve të Unazës së Re, sulmon dy televizionet: Paguhen me lekët e shqiptarëve
Dritare.net
"Qindra vogëlushë, prej një viti janë në kushtet e terrorit psikologjik sepse prindërit e tyre kanë vetëm një shqetësim. A do të kenë strehën mbi kokë nesër. Banditët vendosën që me aferën të vidhnin 40 milion euro si dhe të devijojnë lumin e Lanës për të favorizuar një trafikant. Shikoni këta dhjetëra qindra policë që janë rreth nesh, edhe ata janë prindër por në vend që t’i shërbejnë qytetarëve, janë këtu sot për t’i shërbyer një hajduti si Edi Rama që ka urdhëruar arrestimin e qytetarëve. Është e njëjta drejtësi e kapur dhe e korruptuar që nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën. I lirë edhe Damian Gjiknurin, i kapur në flagrancë jo vetëm duke vjedhur por duke u munduar të pastrojë paratë me një kompani fantazëm në SHBA. I lirë edhe Taulant Balla, mundësuesi i pastrimit të qindra miliona parave. I lirë edhe Saimir Tahiri. Nuk shkohet në Europë me një kryeministër narkotrafikant, hajdut.
Shqipëria si Europa është thirrja e çdo demokrati, thirrja e çdo qytetari. Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg, dëmshpërblim për çdo familje, Shqipëria si Europa do të thotë asnjë projekt pa tender, pa konkurs. Sot luftojmë këtu për gjërat më të shenjta që na bashkojnë. Luftojmë për fëmijët tanë. Luftoni për fëmijët tuaj! Luftoni për shenjtërinë e banesës, shenjtërinë e pronës.
Ne luftojmë për Kushtetutë dhe ligj, ne luftojmë sot këtu te Unaza e Re për këto vlera që do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa. Mos presim që e keqja të vijë dhe t’ju marrë një nga një secilit te shtëpitë tuaj. Të luftojmë këtu, të qëndrojmë këtu dhe ta zbrapsim të keqen. Shqipëria nuk ka pse të jetë në këtë gjendje, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë. Europa e do Shqipërinë, Europa i do shqiptarët, dështimi nuk është i shqiptarëve, është i vetëm një njeriu. Pa u çuar para drejtësisë Edi Rama nuk mund të ketë Shqipëri europiane, këtë e ka thënë edhe sot me një gjuhë të qartë Brukseli. Kjo nuk është një betejë për pushtet, kjo është një betejë për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij regjimi hajdutësh. Beteja jonë është që njëherë emirë t’i japim fund këtij tranzicioni të tmerrshëm. Politikanët të mbahen përgjegjës para ligjit njësoj si çdo qytetar i thjeshtë. Sot Europa flet me gjuhën e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim, që besojnë te Shqipëria, demokracia, liria, familja, atdheu dhe Europa.
Report TV paguhet me lekët e qytetarëve. Sepse, ka një kërkesë të banorëve për protestë, e cila është më e rëndësishme . Ka hierarki vlerash. Vlen më shumë se kërkesa për të vjedhur se Edi Ramës dhe Carlo Bollino etj.
Po të kishim Gjykatë Kushtetuese, do ta hidhe poshtë vendimin e një parlamenti me 82 deputetë dhe marioneta. Edhe Top-Channel paguhet me lekët e shqiptarëve. Hierarkia e vlera nuk mund të ndalojë protestën e banorëve.
Do të rezistojmë me të gjitha format dhe mënyrat sipas marrëveshjes do të rezistojmë. Opozita nuk ka ikur nga sheshet, vazhdon të qëndrojë aty për demokracinë.",- tha Basha.