Basha: Në protestë marshuam 9.7 kilometra, ishte marshim shprese
Dritare.net
Basha tha se në marshim, ata kanë ecur 9.7 kilometra, ndërsa shtoi se ai ishte një marshim shprese.
“Një mirënjohje për të gjithë ju qytetarët që ishin pjesë e kësaj ngjarje histporkek pavarësisht se shumë prej jush ishit të raskapitur nga gazi dhe dhuna e policisë 24 orë më parë, pavarësisht shoqëeimeve dhe ndalimeve të paligjshme nga banditë me unioformë apo nga policia e urdhëruar nga kupola kriminale dhe Edi Rama asgjë nuk ju ndali të vinit në këtë protestë madhështore dhe ta shndërronit këtë marshim 9.7 km në një marshim shprese
Ky është një mesazh i qartë për këdo dhe pengmarrësit e Shqipërisë, e drejtësisë, për njeriun që ka bllokuar derën e negociatave se nuk ka dhe dhe nuk do të ketë asnjë hap pas dhe do të ketë vetëm hapa para.
Bashkimi ynë është një bashkim popullor.”-tha Basha./ I.M-Dritare.net