Basha: Në Kuvend po finalizohet grabitja më e madhe, në historinë e pluralizmit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha përmes një deklarate për medie, ka thënë se, në Kuvend po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare të pluralizmit.

 “Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro. Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë dy kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter i një vepre kaq të rëndë kriminale dhe hajdutërore. Kjo është vjedhje me ligj.”,– tha Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 23 shtator 2019

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.