Basha: Ndryshimin do ta bëjmë të mundur ne!
Dritare.net
Basha tha se 30 qershori trgoi refuzimi popullor të Ramës, duke shtuar se PD ka planin për të bërë ndryshimin.
“Protestat dhe vendimet për djegien e mandateve që vetëdijësuan shqiptarët se kjo luftë nuk bëhej për karriget dhe mandatet tona, nuk bëhej për privilegjet e pushtetit, por bëhej për qytetarët. Ndaj dhe protestat nuk u shuan, por u bënë gjithnjë e më të mëdha, gjithmonë e më të vendosura, gjithmonë e më të fuqishme, për të kulmuar me 30 qershorin. Kurrë më parë nuk kemi pasur një bashkim të tillë të qytetarëve. 85 përqind e shqiptarëve iu përgjigen thirrjes tonë dhe refuzuan farsën, refuzuan regjimin e Edi Ramës. U bënë pjesë e shumicës “Rama ik".
Brenda këtij refuzimi popullor, ka edhe një lajm tjetër shumë të madh. 30 qershori nuk është thjeshtë dhe vetëm refuzimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij, nuk është thjesht një kryengritje masive popullore kundër mjerimit ekonomik që ai ka mbjellë, papunësisë, varfërisë. Është edhe një thirrje popullore për ndryshim. Dhe kjo thirrje i drejtohet të vetmit faktor politik që ka kapacitetet, burimet njerëzore, vizionin, planin për ta bërë këtë ndryshim të mundur, që është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar”, tha Basha./E.B-driare.net