Basha: Ndryshimi i mesatares per maturantet dhe mbyllja e universiteteve, kriminale

Kryetari i PD Lulzim Basha u premtoi qytetarëve të Beratit rihapjen e univeristeti të mbyllur atje dhe trajtim jodiskriminues per maturantë, gjatë një takimi mbrëmjen e sotme atje.

“Nuk ka gjë më të trishtë dhe më kriminale se të shikosh dritat e fikura të Universitetit të Beratit. Por dua t’u jap fjalën qytetarëve të Beratit që dritat e universitetit do të ndizen në Berat. Do të ndizen anembanë Shqipërisë dritat e arsimit”, deklaroi Basha duke iu referuar mbylljes se universitetit te Beratit.

LEXO DHE :  Gjithçka që duhet të dini për blerjen e Grenlandës nga SHBA

Kreut i opozites tha se qeveria ka bere nje padrejtesi te madhe ndaj maturanteve shqiptare me ndryshimin e mesatares ne momentin e fundit.

“Dua t’ju them, në veçanti, qindra prindërve që më kanë dërguar sms gjatë këtyre ditëve, përfshirë edhe prindër nga Berati, se padrejtësia që është bërë me ndryshimin në çastin e fundit të kriterit të mesatares për maturantët është një nga paudhësitë e fundit të këtij regjimi”, nenvizoi Basha./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.