Basha: Mirëpresim në PD këdo që kundërshton regjimin e Ramës, ja objektivi ynë!
E Enjte 19 Dhjetor 2019, 20:08
Dritare.net
“Është momenti që të mirëpresim këdo që kundërshton regjimin e Ramës, që është në opozitë me të dhe kërkon të kontribuojë. Koalicioni ynë duhet bërë më i gjerë me çdo faktor për ta bërë sa më të shpejtë rotacionin politik. Paralelisht ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. PD është kthyer në shpresë për shumicën e qytetarëve. Brenda janarit do të përfundojë hartimi i alternatives sonë, në mënyrë konkrete, me përllogaritje për çdo fushë, çdo sektor, për çdo grup shoqëror, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për investimet e huaja, për rininë. Të gjithë duhet ta dinë sot si do të jetë situata e tyre në qeverinë tonë.”,- u shpreh kryedemorkati./K.C/dritare.net