Lideri i opozitës, Lulzim Basha u ka bërë thirrje protestuesve të zhvendosen te selia e Partisë Demokratike. Pas situatës së tensionuar, fishekzjarrëve, kapsollave dhe mjeteve piroteknike të hedhura para Parlamentit dhe gazit lotsjellës nga ana e policisë, duket se edhe protestës së 7 kombëtare e opozitës së bashkuar, i ika ardhur fundit. Protestuesit kanë mbërritur në selinë e PD-së, bashkë me Bashën, për fjalimin përmbyllës./K.C/dritare.net