Basha mbledh kryesinë dhe ish-grupin parlamentar: Zgjidhja e krizës afër. Protestat rinisin në tetor!
Dritare.net
Basha mësohet të ketë thënë se zgjidhja e krizës është në fazën finale, ndërsa ka shtuar se aksioni opozitar nuk do të ndalet dhe se protestat rinisin në tetor.
“Raporti i OSBE/ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri ne tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur ne fazën finale te zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme”, mësohet të ketë deklaruar Basha.
“Asnjë iluzion se aksioni opozitar do te këtë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do te vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës”, u shpreh ai.
“Pergatitja e PD per zgjedhje te parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore ne 1 dite. E gjithe partia, jo vetem forumet, zbret ne terren dhe nis pergatirjet dhe kontaktin me qytetaret per zgjedhjet si zgjidhja e krizes”, mësohet të ketë thënë Basha./ I.M-Dritare.net