Basha: Kush nuk bëhet pjesë e përballjes popullore, bëhet skllav i krimit

Pas mbledhjes së kryesisë së PD dhe takimit me Grupin e ish-deputetëve, Basha ka dalë në një deklaratë për mediat ku thotë se vendi është në kushtet e një grushti shteti dhe se duhet ti hapet rruga një qeveri tranzitore që të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Gjithashtu Basha u shpreh se çdo ditë do jetë përballje me kriminelët dhe se kush nuk bëhet pjesë e kësaj përballjeje do të bëhet skllav i krimit.

“Zgjedhje nuk do të ketë, edhe formalisht regjistri kombëtar është i masakruar. Edhe nga pikëpamje formale zgjedhjet nuk mund të bëhen. Shqiptarët do tu ofrohen përdhunues dhe vrasës. Këtu e ka sjellë Shqipërinë Rama me kriminelët.  Vendimi unanim i opozitës është përballja popullore me krimin. Që nga ky moment do të jemi çdo orë dhe minutë në një përballje pa kthim me juntën në pushtet derisa të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Kush nuk bëhet pjesë në këtë luftë do të bëhet skllav i krimit”, u shpreh Basha./e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Sot nuk është dita për reagime politike/ Spiropali flet zgjedhjen e delegatëve në PS

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.