Basha: Koha që një qeveri e re të ndjekë procesin e integrimit europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një deklaratë për mediet, në lidhje refuzimin e  negociatave më Bashkimin Europian.

Basha tha se, ka ardhur koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, dhe Rama të dorëhiqet.

Ai më tej është shprehur se ka ardhur koha që një qeveri e re të ndjekë procesin e integrimit të Shqipërisë.

Sipas Bashës, kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyes për të dalë nga kriza.

Të gjithë biem dakord se rruga e vetme drejt së ardhmes është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do të vazhdojë ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat.

Një njeri po na mban peng të gjithëve! Kjo duhet të marrë fund.

Është koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur.

Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor.  Ne na duhet një qeveri e re, një qeveri që çon vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kushtet e BE janë udhërrëfyesi ynë për të dale nga kriza, për ndërtuar një Shqipëri demokratike me mundësi për qytetarët e saj.

Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane.Basha tha se në Europë shkohet duke ndërtuar standardet europiane, gjë e cila sipas tij nuk i intereson kreut të qeverisë.”- tha Basha./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Përse gjykatës si Muçi i nevojiten Metës kundër SHBA!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.