Basha: Kjo është luftë për jetë a vdekje, për të ndaluar një tirani
Dritare.net
“Do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, por sot të veshur me krim e korrupsion që ka shkatërruar vendin. Kjo është një betejë për jetë a vdekje. Do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë“, tha Basha.
“Një nga arsyet kryesore, pra është, se ne e lamë harresën të mbizotëronte mbi kujtesën, dhe kësisoj nuk I dhamë ndëshkimin e merituar moral, total, diktaturës komuniste dhe krimet e saj të përbindëshme.
Përtej çdo dëshpërblimi, financiar, moral, personal, që ky komb dhe ky shtet I ka borxh çdo të përndjekuri dhe çdo familjari apo pasardhësi, dhe për të cilin: po, për ti kthyer përgjigje zonjushes që më pyeti nëse do të ketë një ndryshim të ligjit, për të rivendosur atë në binarët e kushtetutshmërisë dhe për ta larguar nga modeli I poshtër që kaloi para disa vitesh, për të ndëshkuar familjarët e të përndjekurve. Për të treguar me dëshmi të pashlyeshme vendet, mënyrat, kohën se si, kush e bëri të mundur që për 50 vite krimi dhe vesi të qëndronin mbi vlerat.
Sepse vetëm kështu mund ta mundim këtë model që është i njëjtë, vetëm se jo i veshur me petkun e ideologjisë vrastare komuniste, është petku i vlerësimit dhe ngritjes së hiçit, të servilit, hajnit, njeriut që përbuz familje, përbuz thesarin e paçmueshëm që çmojnë ata që luftojnë për një jetë të ndershme. Këtë betejë mund ta fitojmë në afatgjatë vetëm nëse vendosin hierarkinë e vlerave mbi vesin.”, thotë Basha./ I.M-Dritare.net