Basha: Këto dy dosje, janë testi më i madh për SPAK
E Shtunë 11 Janar 2020, 19:07
Dritare.net
“Ne do të marrim çdo veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka dy dosje të shitblerjes së votës që janë në prokurori dhe këto janë testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Ky është testi numër një.
Hetimi i koncesioneve dhe i oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe anasjelltas është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie.”, tha Basha./K.C/dritare.net