Basha: Jemi në kushtet e grushtit të shtetit, përballje pa kthim me juntën kriminale
Dritare.net
“Këtë parlament e ka diktuar krimi. Jemi në kushtet e një grushti shtetit. Edi Rama ka përcaktuar një kur përplasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve për bashkitë e vendit, të cilat kryesohen nga vrasës, përdhunues, shokës e Elvis Roshit. Në Dibër të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është pjesë e dosjes, i dyti ish-sekretar i PD në Dibër. Zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj.
Mbi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit. Vendimi unanim i opozitës është përballje metë gjitha format. Nga ky moment ne jemi dhe do të jemi bashkë më qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale. Skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si shtet i së drejtës. Ne këtë skenar nuk e pranojmë, Betejën do ta vazhdojmë kundër kësaj junte kriminale e cila do të asgjësojë të ardhmen e shqiptarëve", u shpreh Basha./e.k-Dritare.net