Basha: Ja si u bë Rama kriminel në këtë ambjent të mbrapshtë politik!

 

Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për media, ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

Basha ka thënë se Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi, por shtoi se Rama është prodhuar nga një ambient i mbrapshtë politik, ekonomik e shoqëror.

“Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi.

Ai është dhe do të shënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale.

Historia nuk blihet me para dhe Edi Rama nuk e blen dot historinë as me paratë e gjithë drogës dhe të krimit të botës.

Por Edi Rama nuk është shpjegimi i vetëm i gjendjes ku ne jemi.

Dështimi për t’u përballur seriozisht me korrupsionin është një nga shkaqet që prodhoi Edi Ramën.

Mungesa e një ekonomie të vërtetë konkuruese dhe të lire është një nga shkaqet që prodhoi oligarkët e sotëm, të cilët, ndonëse nuk lindën me Edi Ramën u fuqizuan në mënyrë marramendëse në bashkëpunim me të.

LEXO DHE :  Komisioni i Jashtëm i Senatit Amerikan miraton emërimin e Yuri Kimit për ambasadore në Shqipëri

Mungesa e vazhdueshme e demokracisë partiake është një nga shkaqet që na solli tek autokracia kriminale e Edi Ramës.

Mungesa e elitave moderne është shkaku që ka prodhuar media të kapura dhe intelektualë të shitur gati për ti shërbyer çdo qeverie por më shumë se kujt regjimit të Edi Ramës.

Këto janë problemet tona.

Edi Rama është thjesht krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror.

Për të mos e përsëritur më të keqen që po provojmë duhet të ndryshojmë thellësisht çdo gjë.

Natyrisht, Edi Rama është kriminel me të cilin duhet të merremi para se të merremi me cdo gjë tjetër.

Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet.”-tha kryedemorkati./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.