Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në studion e “Tonight” të gazetares Ilva Tare se e ka pyetur deputetin Gent Strazimiri nëse ka qenë i armatosur në protestën e opozitës te këndi i lojërave te liqeni artificial.
Sipas Bashës nuk është e vërtetë që ai ka pasur armë me vete.
Kreu i opozitës tha se “arma” e Strazimirit është fjala.