Basha i përgjigjet Ramës: Vendi është në krizë të thellë politike
Dritare.net
“Ne emer te Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar kam qenë dhe mbetem i hapur për të diskutuar, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, bashkë me qytetarët shqiptarë, sistemin zgjedhor që duhet të aplikohet në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.
Nisur nga praktika e keqe e 7 viteve te fundit, unë besoj se cilido sistem zgjedhor do të dështonte të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe llogaridhënies nëse nuk sigurojmë dot shkëputjen e politikës nga krimi, blerjen e votave me paratë e pista, dhe ndëshkimin nga drejtësia e pavarur të krimeve elektorale.
Pa garantuar këto standarde minimale, fshehja pas alibisë që “fajin e ka sistemi”, është thjesht nje shtojce ne propagandën e Ramës, që ne jemi te gjithë njësoj dhe qe faji është gjithmonë diku tjetër, kur ne fakt është ai qe kandidoi persona me rekorde kriminale dhe u kap ne përgjime duke blere votat me krimin.
Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe jo Ramën. Vendi është në një krizë të thellë politike. Këtë shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre. Këtë shqiptarët e ndjejnë në mungesën e theksuar të shtetit. Sot janë braktisur mijëra familje. Pushteti i tij personal e ka zhytur vendin në një krize legjitimiteti. Axhenda ime është ekonomia, dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Në funksion të kësaj jemi gati të hedhim çdo hap”, tha Basha./K.C/dritare.net