Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me sulme prej Don Kishoti. Amendojmë Vetingun pa Kushtetuesen

Kreu i opozitës Lulzim Basha, duke reaguar pas sulmit që Rama i bëri PD­-së, si bllokuesja e vetme e çeljes së negociatave e për pasojë integrimit të vendit, iu drejtua atij me një thirrje të hapur.

“Qepe! Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë të huaj, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd, nuk do të ketë kurrë paqe për vendin me drogë, krim e kriminele, as për ty nëse do fshehësh e mbështesësh drogën dhe krimin”,­ tha Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Sa për deklaratën e Ramës se bllokimi i vetingut nga ana e opozitës është shkaku i mosdhënies së një date për negociatat, Basha iu përgjigj: “Për Vetingun i bëj thirrje ta amendojmë pa vendimin e Kushtetueses jam gati që tani. Kushtetua thotë se Vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Rama do ta bëjë vetë me vartësit e tij, si do ta mbrojë ndryshe krimin. Rama nuk do zgjidhje për Vetingun, e ka pretekst për të mbuluar dështimin”,­ tha Basha.

LEXO DHE :  Lobimi rus për PD, VOA: Basha deklaroi 25 mijë $, nuk foli për 650 mijë dollarët e tjerë

Basha theksoi më tej se Rama nuk ka nevojë të presë Vetingun. “Nëse do pastrimin e politikës nga krimi le të shkarkojë Roshin i dënuar për përdhunim e trafik droge në Itali e Zvicër, sa kohë mban Roshin, Bushin, Prengën përbetimet e tij për vetingun janë përralla. Unë, PD e çdo shqiptar e do vendin në Evropë, pa krim, drogë, korrupsion e me zgjedhje të lira e të ndershme”,­ tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.