Basha flet për shkarkimin e Metës: Farsë dhe teatër i Ramës

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka komentuar vendimin e PS-së, për shkarkimin e presidentit, Meta, pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve. Basha tha se, kjo është një farsë e Ramës, pjesë e një teatri dhe tentativë për të larguar vëmendjen nga situata aktuale e vendit.

“Edi Rama ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të Presidentit. E gjithë logoreja e sotme e Parlamentit ilegjitim, e njerëzve të blerë, e gjithë logoreja ka vetëm një qëllim të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik nga fakti që e gjithë Evropa e di që kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar. Farsa e sotme që u nis me shkarkimin e Presidentit që përfundoi me një rezolutë dhe që do të vazhdojë të shndërrohet në një qortim. Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen.
I gjithi ky është një teatër që ka për qëllim të zhvendose aksin e përplasjes midis qytetarëve dhe një grushti minjsh të kapur në qark që akne fituar pasuri marramendësve mbi xhepat tuaja. Gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi publik, i cili kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një Parlament legjitim. Sfidimi i hapur i Edi Ramës, përpjekja për të vendopsur 30 qershorin në qendër të debatit që zyrtarisht nuk është më datë.
Ora nuk pret dhe koha është e pamëshirë. Ne do të humbim javën e ardhshme shansin e katërt për të hapur negociatat, Pse-ja është e qartë nga Holanda; nuk luftohet korrupsioni dhe krimi. Edi Rama e ka tmerr hapjen e negociatave, kapitujve 23 dhe 24. Çfare u bë me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, dosjen e Xibrakës. Ju ftoj në këtë momente të vështira për vendin. Ta përbuzim teatrin e propagandës dhe të mos flasim si ato foshnjat e vogla qe u terhiqen vemendja me nje raketake. Së dyti, të mbani lart kurajën me të cilën jemi përballur këto katër muaj. I kemi treguar botës se këtu ka një narko-shtet që ka kapur të gjitha pushtetet dhe se ka një popull që nuk e pranon këtë. Ju kërkoj të jemi bashkë, gati, në këmbë, të bashkuar dhe me pjesëmarrje masive për të vendosur fatin tuaj, fatin e Shqipërisë. Orët dhe ditët e ardhme do të vendosin se si do të jetë Shqipëria e 10-15 viteve të ardhshme.”,– tha Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Megjithë barrën e kushteve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së V. do t’i hapen negociatat!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.