"48 orë pas tronditjes së Shqipërisë dhe të mbarë botës nga grabitja e armatosur në Rinas, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë. Rama po mundohet që dështimin e policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private. Si për çdo gjë tjetër fajin e ka të tjerët. Ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët. Ngjarja e Rinasit jo e shkëputur dhe as e vetmja. Pjesë e zhvillimeve në gjithë Shqipërinë, pjesë e rrëmbimeve në Vlorë, grabitjet me armë të bizneseve, postave, vrasjet dhe rrëmbimet e bankierëve kanë filluar me instalimin e Edi Ramës në pushtet. Vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve dhe bankierëve kanë filluar me ardhjen e Ramës në pushtet. Në Shqipëri ligjin e bën krimi. Përgjegjës për sigurinë në Rinas dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar dhe jo kompania. Në bordin e Autoriteti Civil është vetë ministri i Brendshëm, por ministri nuk ka qëllim që të mbrojë vendin dhe qytetarët nga kriminelët. Vetë Edi Rama ka pranuar publikisht se bandat luftojnë brenda qyteteve. Admir Murataj asnjëherë nuk u kap dhe pse ishte në kërkim dhe kreu katër grabitje brenda tre vitesh.
Fakte tronditëse kanë dalë në dritë, ngjarja mund e duhej të ishte parandaluar, nëse do të zbatohej urdhri i Ministrit të Brendshëm, 5 gusht 2018, nr 130 që kërkon që policia e shtetit të shoqërojë e ruajë transportimin e vlerave monetare, e të garantohet nga policia shënimi i cdo ngarkese me para. Kompania ka dështuar të sigurojë sigurinë, figuron të jetë në bashkëpronësi me Eno Bushin, avokat i George Rifomatos, piloti italian i rrëzuar me drogë. Bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e Trafikut Ajror dhe para kësaj ka qenë drejtoreshë e Belinda Ballukut. Admir Murataj asnjëherë nuk u kap dhe pse ishte në kërkim dhe kreu katër grabitje brenda tre vitesh.",- tha Basha./K.C/dritare.net