Basha-elbasanasve: Të shtunën finalja, do t’i zëmë në çark si minjtë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një apel të fundit nga Elbasani. Teksa fton banorët e Elbasanit t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit, Basha thotë se, të shtunën është finalja. Sipas tij, më 16 shkurt, populli do ta zërë në çark si minjtë qeverinë.

 “Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi. Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë. Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s’kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune. Do jenë të gjithë punësuarit që s’ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. 70% e policëve kanë aplikuar për Lotari Amerikane. Ata nuk do i lënë të largohen. Uniformën e tyre e kanë përdhosur, ata ditën e shtune do jenë në krahun tonë. Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj.”,- deklaroi Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Zjarr i tmerrshëm në Amazon, ambientalistët fajësojnë njerëzit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.