Basha del nga Prokuroria: S’ka asnjë provë për akuzat

Lideri i opozitës, Lulzim Basha u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, për t’u marrë në pyetje në lidhje me lobimin prej 650 mijë dollarësh në SHBA për fushatën elektorale të vitit 2017.

Basha shprehet se, e  thërrasin në Prokurori pas çdo skandali që plas. Ai thotë se, Prokuroria nuk ka asnjë provë dhe fakt për akuzat.  Basha shprehet se, akuzua ndaj tij është montuar në zyrën e Ramës.

“Arsyeja e vetme pse jam sot para jush eshte qe te shërbej si shpërqendrim per ju, per skandalin e plasur nga Bild dhe ato që janë njoftuar se do të plasin nesër.

Prokuroria nuk ka asnjë fakt as provë që nga 25 maji kur isha këtu për herë të furnit.

Kjo për një arsye të thjeshtë se kjo akuze eshte montuar ne zyre te Edi Rames per llogari te tij.

U njoha me akuzën qe nuk eshte akuze se nuk ka asnjë prove dhe asnjë fakt, nuk ka asnjë rus te vetëm, nuk ka asnjë transaksion.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 21 korrik 2019

Eshte e gjitha per tju shpërqendruar ju nga skandalet qe kane plasur nga Bild, dhe ato qe do te plasin nesër.

Dosjen nuk  e kishin gati sot, se s’kane dosje.

Sa here ka skandale ne qeveri me thërrasin mua këtu per kete çështje, nje here pas skandalit te Rrahman Rrahjes, nje here pas Dakos, nje here pas Toyota Jaris e tani pas Bild.

Sa here plasin skandalet e kësaj qeverie te lidhur me krimin, këta me thërrasin per te shpërqendruar.

Pranova sot te vi sepse ate dite ata nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin plan qe une te shërbeja si shpërqendrim nga skandalet e Bild.

Por ky plan do te deshtoje me sukses te plote.”,- tha Basha./K.C/dritare.net

1 Koment

  1. Ky tip eshte, sa qesharak aq edhe per te ardhur keq. Se, sipas tij, prokuroria te therret per te cliruar nga akuzat per mungese provash dhe jo per te te ngarkuar me pergjegjesi penale. Ka te drejte ne nje fare menyre, se i duket vetja sikur eshte ne cirk apo ne nje shfaqje te teatrit te kukullave. Mu si nje trup plasteline. Madje edhe look-t kur kumton ligjeratene e parapergatitur nga Saliu i jep nota serioziteti dhe lideri te se ardhmes. Eshte edhe gallate kur e shikonI, por te hypen edhe qejfi dhe fantazia per te vrare mendjen se si realiteti dhe arsyeja kthehen ne absurd. E c’ them edhe une! Po pikerisht per kete e duan kete tip te vockel Adolfi keta. Se per cfare gje tjeter e do kete loder erotike Saliu me Like Floririn. Me thoni. Per asgje tjeter! Por me i dhjaksur krenarisht duket kur ka paguar t’u flase shqiptareve ne pikun e shikimit ne mbremje. I krekosur perbri flamurit te shpalosur me kujdes, deri ne detaje qe, nje koke e shqiponjes se flamurit, te jete vete Lulashi. Pastaj, fillon retorika e perhershme me seriozitetin e neveritshme deri ne trishtim dhe kenaqesine deri ne ekstaze qe te shkakton kur detajon plane per djegie te shkollave ne tere vendin. Flet hajduti dhe krimineli me grupine vet te hajduteve per te vene para pergjegjesise kriminelet ne pushtet.. Pastaj , pajis dhunuesit e drogaxhinjte e vet me flamuj europiane dhe amerikane per t’ i valvitur kur te djegin dhe shketojne shkolla ne emer te mbrojtjes se votes. Dhe kush? Keta qe vjedhjen e saj e kane shnderruar ne zanat dhe hobin e tyre te vetem dhe sistematik. Ketij soji te shpifur u duhet treguar vendi nje ore e me pare. Sa nuk eshte vone!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.