Basha: Avioni i rënë në Ishëm, prova që tregon se karteli i drogës punon çdo ditë

Avioni i rënë sot në Ishëm sipas kreut të PD­së, Lulzim Basha “është prova e re që tregon se Karteli i Drogës punon cdo ditë, pa ndërprerje, në të gjitha rrugët”.

“Mohimi nga Rama i denoncimit që bëri në parlament opozita, është përpjekje për të fshehur ngjarjen, për të fshehur të vërtetën e trafikut ajror të drogës. Të gjitha të dhënat janë se avioni është porositur pikërisht nga Karteli i Droges në zonën e Krujës, për të marrë drogën e Bushit te Rames, që ka mbuluar gjithë zonën deri 2 kilometra larg Aeroportit të Rinasit ku sic kemi denoncuar me foto dhe fakte janr mbjellë mbi 50 mijë rrënjë. Ky është realiteti. Kjo është Shqipëria e zhytur në drogë dhe narkotrafik në të gjitha format. Ka ardhur koha që shqiptarët ta clirojnë vendin nga sundimi i Kartelit te Droges që shkatërron ekonominë, sjell krime, dhe vret votën e lirë”, tha Basha në një deklaratë.

LEXO DHE :  Shansi që Haradinaj ta nderojë Kosovën, është vetëm në Hagë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.